
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është shprehur se mund t’i bashkohet bisedimeve midis zyrtarëve rusë dhe amerikanë për Ukrainën këtë fundjavë.
Sipas mediave të huaja, komentet Rubio i bëri gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ku foli rreth diskutimeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë të cituar nga Reuters, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Ëitkoff, dhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, planifikojnë të takohen me një delegacion rus në Miami këtë fundjavë.
E gjitha kjo me shpresën për të arritur një marrëveshje për t'i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga Moska, shkruan A2 CNN.
Pra Rubio tha se atyre mund t’u bashkohet edhe ai vetë. (A2 Televizion)