
Kredia prej 90 miliardë eurosh për mbrojtjen e Ukrainës, e miratuar nga BE në orët e para të mëngjesit të sotëm, nuk do të jetë e mjaftueshme për të mbuluar nevojat financiare të vendit, paralajmëroi ministri i saj i financave.
Sipas mediave të huaja, Serhiy Marchenko u ka kërkuar sot partnerëve të vazhdojnë punën për një kredi dëmshpërblimi, të mbështetur nga asetet e ngrira ruse të mbajtura në vendet aleate të Ukrainës, shkruan A2 CNN.
“Kredia e dëmshpërblimeve është një zgjidhje sistematike dhe afatgjatë. Ajo do të sigurojë aftësi të qëndrueshme mbrojtëse dhe do ta mbrojë Evropën nga konfliktet e ardhshme”, tha Marchenko, sipas deklaratës së Ministrisë së Financave të Ukrainës drejtuar vendeve të G7-ës.
"Rreziqet për Evropën nga një humbje e mundshme e Ukrainës i tejkalojnë shumë rreziqet e futjes së mekanizmit të dëmshpërblimeve", shtoi më tej ai. (A2 Televizion)