Irani nuk heq dorë nga qëllimet e tij për pasurimin e uraniumit dhe kalimin drejt krijimit të një arme bërthamore. Presidenti i Iranit, gjatë një vizite në Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit, bëri me dije se qëllimi i pasurimit të uraniumit bëhet për qëllime humane dhe se nuk do të arrijë në krijimin e një arme bërthamore.
Zyrtari i lartë iranian paralajmëroi edhe Shtetet e Bashkuara se nuk do të zgjidhë asgjë duke bombarduar site të ndryshme industrial, shkruan A2.
Teherani do të rindërtojë objektet e tij bërthamore "me forcë më të madhe". Kështu ka bërë me dije Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, për mediat shtetërore, duke shtuar se vendi nuk kërkon armë bërthamore por ndërton vetëm për qëllime paqësore.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të urdhërojë sulme të reja ndaj objekteve bërthamore të Iranit nëse Teherani përpiqet të rifillojë objektet që Shtetet e Bashkuara bombarduan në qershor.
Pezeshkian i bëri komentet e tij gjatë një vizite në Organizatën e Energjisë Atomike të vendit, gjatë së cilës u takua me menaxherë të lartë nga industria bërthamore e Iranit.
"Shkatërrimi i ndërtesave dhe fabrikave nuk do të krijojë problem për ne, ne do t'i rindërtojmë dhe me forcë më të madhe", tha presidenti iranian për mediat shtetërore.
"Pikëpamja që vendet perëndimore po përpiqen të përhapin në të gjithë botën është se ne shkuam drejt armëve bërthamore për të bërë një bombë, ndërsa Udhëheqësi Suprem njoftoi dhe lëshoi një fetva se nuk mund të shkojmë drejt një bombe. Gjithmonë e kam thënë këtë - Nëse mbështetemi te truri dhe shkencëtarët tanë, ata nuk mund ta heqin temën e industrisë bërthamore thjesht duke shkatërruar një ose dy (gjëra)", tha Masoud Pezeshkian, President i Iranit.
Në qershor, SHBA-të nisën sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane që Uashingtoni thotë se ishin pjesë e një programi të orientuar drejt zhvillimit të armëve bërthamore. Teherani pohon se programi i tij bërthamor është thjesht për qëllime civile. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të urdhërojë sulme të reja ndaj centraleve bërthamore të Iranit nëse Teherani përpiqet të rifillojë objektet që Shtetet e Bashkuara bombarduan në qershor.
"E gjitha kjo ka për qëllim zgjidhjen e problemeve të popullit, të sëmundjeve, të shëndetit të popullit", tha Pezeshkian duke iu referuar aktiviteteve bërthamore të Iranit. (A2 Televizion)
