Milan, shumë emra për stolin, por kontaktet nisin me De Zerbin

Nga A2 CNN
20 Maj 2024, 13:04 | Futboll

Milan, shumë emra për stolin, por kontaktet nisin me De Zerbin

Milani po bën lëvizje konkrete për të ulur në pankinën kuqezi, Roberto De Zerbin. Në orët e fundit ka pasur kontakte mes palëve për të kuptuar fizibilitetin e operacionit dhe lëvizja duket e mundshme, pasi De Zerbi ka njoftuar se do të largohet nga Brighton që nga e shtuna e kaluar.

Gjithsesi, klauzola e “famshme” e ndërprerjes së kontratës së trajnerit të Brescias ende ekziston, edhe pse në shumë më të vogël se 15 milionë euro”.

Nuk është mister që De Zerbi ta mirëpriste një rikthim në Milano, ku ai u rrit në ekipin e të rinjve përpara se karrierën si profesionist ta zhvillonte diku tjetër.

Por kuqezinjtë nuk janë të vetmit në garë, pasi disa kube të Premierligës dhe të tjerë ndjekin De Zerbin. Napoli i De Laurentiis po mendon gjithashtu për të, pasi kërkon një lider që mund të nisë një epokë të re.

Teksa emri i De Zerbit është në rritje në “bursën” e Milanos, situata është ndryshe në frontin Fonseca, i cili ndiqet edhe nga Marseille. Interesimi për të duket në rënie të madhe ndoshta edhe prej fansave që nuk ishin entuziastë për ardhjen e francezit. Edhe pistat Van Bommel e Coinceicao mbeten në radarin e drejtuesve kuqezi, por shumë larg për momentin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos