Milan, zyrtarisht në krizë. Mposhtet nga Udinese në San Siro dhe humb një tjetër mbrojtës

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2023, 22:52 | Futboll

Milan, zyrtarisht në krizë. Mposhtet nga Udinese në San Siro dhe

Milan është mundur në shtëpi nga Udinese me rezultatin 1-0, që arrin kështu fitoren e parë në kampionat, në javën e 11 të Serisë A.

Milani e nisi ndeshjen me shumë mungesa në mbrojtje (Kalulu, Kjaer, Pellegrini), të cilave iu shtua dhe ajo e Theo Hernandez, pak minuta para nisjes së takimit.

Udinese luajti një ndeshje të kujdesshme, duke i lënë shumë pak hapësira Milanit dhe duke e goditur me penalltinë e Pereyras, në pjesën e dytë (62’).

Reagimi i kuqezinjve erdhi vetëm në minutat shtesë të ndeshjes, por goditjet nga distanca të Florenzit gjetën përgjigjen e portierit mik.

Me vetëm një pikë në 3 ndeshjet e fundit, Milani e sheh veten tashmë 6 pikë larg kryesuesve të Interit, të cilët fituan pasdite ndaj Atalantës me rezultatin 2-1. Golat për zikaltërit u shënuan nga Çalhanoglu dhe Lautaro.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos