Olimpiku i Lionit është dënuar me rënie nga kategoria. Lioni duhet të luajë në Ligën 2 sezonin e ardhshëm për shkak të problemeve me financat.
Klubi kishte sot seancën për të bindur mbikëqyrësit financiarë të futbollit francez, por nuk ia doli, shkruan A2.
Rreziku i rënies nga kategoria për klubin e famshëm francez ishte paralajmëruar në nëntorin e kaluar.
Lioni e mbylli kampionatin e kaluar në vendin e gjashtë. Përpara se të niste dominimin PSG, futbollin francez e kishte dominuar pikërisht Lioni me plot 7 tituj kampion radhazi. (A2 Televizion)