Milani mundi 1-0 Bolonjën në ndeshjen e javës së tretë në Serie A dhe regjistroi tre pikë me vlerë në San Siro. Kuqezinjtë që në fillim e nisën vrullshëm.
Mundësinë e parë e kishte Gimenez, në minutën e 10 por sulmuesi gaboi gjithçka. Edhe pas tij, Estupinian me një lëvizje të bukur goditi në zonë, por topi goditi shtyllën. Pak para përfundimit të pjesës së parë, ishte sërish Gimenez që nuk mundi të shtyjë topin në rrjetë dhe dy ekipet shkuan në dhomat e zhveshjes me porta të paprekura.
Edhe fraksioni i dytë nisi po njësoj. Kuqezinjtë ishin ata që e kërkonin më shumë golin.. Pas shumë tenativash, ishte Luka Modric që mori një top të mire nga Salemakers dhe e dergoi në rrjetë. Ky ishte goli i parë i 40 vjecarit me fanllen kuqezi që pavarsisht moshës vijon me spektaklin dhe klasin në fushë. Në minutën e 70, Gimenez pati mundësinë e artë për të dyfishuar por sërish fati nuk ishte në anën e tij. Episodi me i diskutuar ishte në fund. Nkunku u fut në zonë dhe milanistet pretenduan dy herë për penallti megjithatë për arbitrin çdo gjë ishte e rregullt, shkruan A2 CNN.
Pas këtij suksesi, Milani shkon në kuotën e 6 pikëve, në vendin e pestë ndërsa kreun e mban Napoli dhe Juventus me 9 pikë të plota pas 3 ndeshjeve të para.
Në ndeshjet e tjera, Sassuolo mundi 1-0 Lazion ndërsa Atalanta i dha leksion futbolli lecces duke e mposhtur me rezultatin 4-1 ne Bergamo. (A2 Televizion)