“Sylvinho po mëson zanatin”, ish-kapiteni i Kombëtares: Trajneri po gabon në momente të rëndësishme

Nga A2 CNN
10 Qershor 2025, 23:26 | Futboll

“Sylvinho po mëson zanatin”, ish-kapiteni i Kombëtares:

Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” me Loneta Prognin, në A2 CNN, komentoi barazimin 1-1 të Shqipërisë në transfertë me Letoninë.

“Në letër, Shqipëria është ekip shumë më i fortë, por Letonia ka një trajner të shkollës italiane dhe taktikisht është shumë e organizuar. Sot shumë gjëra nuk shkuan siç duhet dhe energjia e ekipit mungonte. Nëse pretendon të shkosh në Botëror, duhet t’i fitosh ndeshje me ekipe si Letonia. Mendoj se jemi ende kombëtare e vogël, nuk jemi gati për të shkuar në Botëror”, deklaroi Rudi Vata.

Më tej, Vata kritikoi Sylvinhon: “Mendoj se si futbollist ai ka arritur nivelet më të larta të profesionalizmit, por të jesh trajner është diçka krejt tjetër. Sylvinho ka gabuar sigurisht, është trajner i ri që po mëson zanatin. Eksperiencën po e merr me Shqipërinë. Po gabon në momente të rëndësishme, por ai është trajneri i Shqipërisë në fund të fundit. Duhet të marrë përgjegjësitë. Nëse në Europian në dërgoi Sylvinho, përgjegjësi ka që nuk po na dërgon në Botëror. Por, unë mendoj se problemi i futbollit shqiptar nuk është trajneri, por mentaliteti. Futbollistët i kemi, por duhet të dish t’i menaxhosh futbollistët. Ne nuk kemi staf mjaftueshëm. Nuk mjafton vetëm trajneri i Kombëtares dhe stafi i tij. Kemi mangësi profesionistësh”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos