Kombëtarja nuk ka arritur të fitojë në transfertë ndaj Letonisë, duke e mbyllur në barazim 1-1 ndeshjen e katërt në kualifikueset e Botërorit.
Një autogol i kapitenit letonez Cernomordijs kaloi në avantazh kuqezinjtë, në minutën e 28, ndërkohë që 8 minuta më parë Strakosha na kishte shpëtuar nga pësimi i golit pasi priti një 11-metërsh.
Ishte po kapiteni i Letonisë ai që barazoi shifrat në minutat shtesë të pjesës së parë, shkruan A2.
Në pjesën e dytë, Kombëtarja jonë nuk shfaqi energjinë e duhur dhe as ide për të krijuar raste shënimi, duke humbur kështu 2 pikë në rrugën drejt vendit të dytë të grupit.
Shqipëria ruan vendin e dytë aktualisht me 5 pikë në 4 ndeshje të zhvilluara, e ndjekur nga Serbia dhe Letonia me nga 4 pikë secila, por edhe me një ndeshje më pak. (A2 Televizion)