Milani shet Theon, Tare blen sulmuesin serb me paratë e francezit?

Nga A2 CNN
24 Qershor 2025, 16:08 | Futboll

Milani shet Theon, Tare blen sulmuesin serb me paratë e francezit?

Pas disa ditësh reflektim, Theo Hernandez ka pranuar ofertën e majme të Al Hilal-it të Simone Inzaghit. Milani do të përfitojë rreth 25 milionë euro plus bonuse që mund ta çojnë vlerën e transferimit afër 30 milionëve. Sipas Il Giornale, këto para pritet të riinvestohen menjëherë në merkato, veçanërisht për të forcuar repartin ofensiv.

Emri kryesor është Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb pritet të largohet nga Juventusi, i cili ende nuk ka oferta konkrete në tavolinë. Megjithatë, rikthimi i tij te trajneri Allegri, me të cilin shënoi mbi 40 gola në dy sezone e gjysmë, kërkon që Vlahovic të ulë pagën aktuale prej 12 milionë eurosh, ndoshta duke e shpërndarë në disa vite. Tare dhe Allegri janë të bindur për profilin e tij, por negociatat nuk priten të jenë të shkurtra, shkruan A2 CNN.

Paralelisht, prioriteti tjetër është përforcimi i mesfushës. Milani ka tentuar për Granit Xhakën, por Bayer Leverkusen kërkon 15 milionë euro dhe nuk lëshon terren. Në pritje të një vizite të Tares në Gjermani, fokusi ka kaluar te Javi Guerra i Valencias, i cili ka refuzuar rinovimin dhe dëshiron largimin. Oferta e parë prej 16+4 milionë eurosh është refuzuar, por një tjetër është në përgatitje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos