Tare “hap thesin” te Milani për një... shqiptar

Nga A2 CNN
24 Qershor 2025, 15:38 | Futboll

Tare “hap thesin” te Milani për një... shqiptar

Milani ka bërë lëvizjen e parë konkrete për të siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane, Ardon Jashari, duke paraqitur një ofertë zyrtare me shkrim në drejtim të Club Brugge, raportojnë burime nga Sky Sport.

Rossonerët kanë ofruar 27 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse, por kjo shumë nuk pritet të përmbushë kërkesat e klubit belg, i cili e vlerëson kartonin e futbollistit mes 35 dhe 40 milionë eurove.

Jashari, i cili ka shkëlqyer në sezonin e fundit dhe ka lënë përshtypje në Milano, është identifikuar si një nga objektivat kryesorë të trajnerit Massimiliano Allegri për këtë merkato vere.

Burime pranë klubit kuqezi bëjnë të ditur se drejtori sportiv Igli Tare është i gatshëm të “hapë thesin” për talentin shqiptar, duke përgatitur një ofertë të dytë më bindëse në ditët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos