Te Milani duket se asnjë nuk po shkon si duhet. Pasi janë me një këmbë jashtë Champions League, dhe po hasin vështirësi edhe në kampionat, kuqezinjtë tashmë duhet të përballen edhe me rinovimin e kontratave të lojtarëve më të rëndësishëm.
Një prej tyre është portieri Mike Maignan, i cili ka kërkuar një pagë të rëndësishme, 8 milionë euro. Është thuajse trefishi i pagës së tij aktuale me Maignan që merr aktualisht 2.8 milionë euro, dhe kërkesa është shumë e lartë për arkat e kuqezinjve.
Maignan është një ndër portierët më të mirë në botë, e thonë faktet, edhe pse tifozët e Milanit nuk kanë hequr nga mendja gabimet në ndeshjen e San Siros me Borussian e Dortmundit. Drejtuesit e Milan kanë si synim ta mbajnë gjatë, edhe pse vështirë se mund ta përkufizojnë të paprekshëm, pasi para ofertave të veçanta.
Megjithatë, mbetet për t’u parë në vazhdim nëse palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën me rritje të ndjeshme të pagës. (A2 Televizion)