Kupa e Shqipërisë kthehet pasditen e kësaj të mërkure në fushë, për të përcaktuar dy skuadrat finaliste të trofeut. Tirana sfidon Kukësin, pas humbjes befasuese 2 me 0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale.
Mes ecurisë jo të mirë në kampionat dhe problemeve të klubit me borxhet, bardheblutë do të kërkojnë ta mbyllin sezonin me një trofe.
Edhe Vllaznia kërkon të përmbysë Egnatian, me rrogozhinasit që nisen nga avantazhi 1 me 0 i sfidës së parë. Takimet luhen prej orës 18. (A2 Televizion)