Ekipi arbëresh në Itali, magjia shqiptare e San Giorgio Piana

Nga Erald Kodhelaj
24 Prill 2024, 16:39 | Futboll

Një skuadër shqiptare ka bërë bujë në Itali. Bëhet fjalë për San Xhorxho Piana, klubin e krijuar në vitin 2014 nga komuniteti Arbëresh në Siçili.

Një skuadër e re, që përveç talentit dhe pasionit për futbollin, ka si objektiv madhor të përfaqësojë komunitetin më të madh shqiptar përtej Adriatikut. Dhe historia është si në përralla.

Edhe pse është krijuar prej vetëm10 vjetësh, kjo skuadër ka siguruar pesë ngjitje në kategori. Aktualisht ata u shpallën kampionë në kategorinë siçiliane ku luanin dhe siguruan pjesëmarrjen në Eçelenca, kampionati që është niveli i pestë i futbollit italian.

San Xhorxho Piana grumbulloi 55 pikë, falë 16 fitoreve, 7 barazimeve dhe vetëm 2 humbjeve. Në fanellat e skuadrës simboli kryesor është shqiponja dy-krenare. Një ëndërr e realizuar nga presidenti shqiptar Evis Troka, në atë që është një përzierje e dashurisë për Shqipërinë dhe futbollin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos