Lacio dhe Bolonja, dy ekipe pretendente për zonën Champions në Serinë A, janë ndalur në javën e 26 të kampionatit.
Ekipi i Hysajt, i cili mungon për shkak dëmtimi, nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në transfertë ndaj Venecias, shkruan A2.
Ndërkohë, Bolonja që renditet në vendin e 8 u mposht 2-0 në transfertën e Parmës.
Golat u shënuan nga Boni me penallti në të 37-ën dhe Sohm në të 78-ën.
(A2 Televizion)