Seria A, Vlahoviç dërgon Juventusin në vendin e katërt

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2025, 08:16 | Futboll

Seria A, Vlahoviç dërgon Juventusin në vendin e katërt

Juventusi regjistroi fitoren e katërt radhazi në Serinë A, teksa mposhti mbrëmjen e së dielës Kaljarin me rezultatin 0-1, në duelin e vlefshëm për javën e 26-të. 

Goli i Dushan Vlahoviç në minutën e 12-të i siguroi 3 pikë të arta skuadrës së Tiago Motës, që e shikon veten tashmë në vendin e katërt me 49 pikë, dy më shumë se Lacio e vendit të pestë, shkruan A2.

Në duelin e radhës Juventusi do të presë Veronën në shtëpi, një ndeshje që nëse e fiton do ta "blindojë" edhe më shumë pozicionimin e bardhezinjve në zonën Champions.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos