Arsenal mposhtet në shtëpi dhe "dorëzon" titullin

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2025, 18:21 | Futboll

Arsenal mposhtet në shtëpi dhe "dorëzon" titullin

Arsenal nuk ka mundur të përfitojë nga hapi i gabuar i Liverpool në mesjavë për t’iu afruar të kuqve në garën për titullin kampion, shkruan A2.

Skuadra e Mikel Artetës është mundur në shtëpi nga West Ham me shifrat 1-0, duke mos arritur të shkurtojë diferencën me kryesuesit e kampionatit.

Goli i Bowen në pjesën e parë dhe kartoni i kuq i Lewis-Skelly te “Topçinjtë” në fraksionin e dytë të lojës ishin vendimtarë në këtë rezultat.

Liverpool kryeson Premier League-n me 61 pikë, ndërsa Arsenal e ndjek me 53. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos