Momente frike në ndeshjen Fiorentina-Inter, futbollisti 22-vjeçar humbet ndjenjat, dërgohet me urgjencë në spital

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2024, 18:41 | Futboll

Momente frike në ndeshjen Fiorentina-Inter, futbollisti 22-vjeçar

Ndeshja e Serie A Fiorentina-Inter është ndërprerë në pjesën e parë pasi futbollisti 22-vjeçar i vendasve Edoardo Bove ra pa ndjenja në fushën e lojës.

Ai ishte ulur për të lidhur këpucët, ndërsa menjëherë sapo ka tentuar të ngrihet ka humbur ndjenjat. Mjekët e të dyja skuadrave janë futur me shpejtësi në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa më pas ai është nisur me urgjencë drejt spitalit.

Momente frike në ndeshjen Fiorentina-Inter, futbollisti 22-vjeçar

Gjendja shëndetësore e futbollistit 22-vjeçar ende nuk dihet, ndërsa ndeshja është ndërprerë në pritje të njoftimeve nga spitali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos