Kategoria Superiore, Vllaznia mundet nga Bylisi, rrezikon vendin e dytë

Nga Dea Kozma
29 Nëntor 2024, 15:33 | Futboll

Kategoria Superiore, Vllaznia mundet nga Bylisi, rrezikon vendin e dytë

Java e 15 nisi me surpriza në Kategorinë Superiore. Bylisi befasoi Vllazninë duke e mundur 1-0 në Ballsh.

Ekipi i Nevil Dedes realizoi që në minutën e 10 me Malomo pas një kundërsulmi perfekt. Kuqeblutë tentuan me Balaj, por shkodrani nuk kishte shënjestrën e duhur.

Në fraksionin e dyta, Mario Gjata tundi rrjetën e Vllaznisë, por festa nuk zgjati pasi anësori akordio pozicion jashtë loje, shkruan A2.

Pas këtij suksesi, Bylis shkon në kuotën e 13 pikëve dhe ngjitet në vendin e 9 ndërsa Vllaznia, që kishte mundësinë të merrte përkohesisht kreun , tani rrezikon dhe vendin e dytë ne renditje. Shkodranët kanë 25 pikë, 2 më shumë se Egnatia e vendit të tretë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos