Rikthehet Superiorja, spikat Egnatia-Elbasani

Nga Dea Kozma
29 Nëntor 2024, 13:26 | Futboll

Rikthehet Superiorja, spikat Egnatia-Elbasani

Ndeshje interesante dhe mjaftë e fortë në letër është dhe ajo mes Elbasanit dhe Egnatias në Rrogozhinë. Në duelin e vlefshëm për javën e 15 të Superligës dy ekipet që këtë sezon kanë ambicie maksimale do të luftojnë vetëm për fitore.

Për trajnerin Tetova kjo ndeshje është e veçantë pasi do të jetë e 100 në krye të ekipit rrogozhinas. Në konferencën në prag të sfidës, ai tregoi se ka shumë besim te djemtë ndonëse mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm si Ndreca dhe Fangaj.

Çdo ndeshja ka vështirësitë e veta, lufta është mes 10 skuadrave. Na pret një ndeshje e vështirë me Elbasanin, do të jetë e bukur dhe e luftuar.

Lojtarët që kanë ardhur i kemi zgjedhur vetë, kemi balancë në mbrojtje dhe të sulmojmë portën kundërshtarët. E rëndësishme është që një sulmues të jetë efektiv dhe më pas golat do të vijnë. Mbush 100 ndeshje në krye të Egnatias, duhet të shpërblehem më mirë me ndeshjet e mbetura.

Ndeshja Egnatia-Elbasani do të luhet këtë të shtunë në orën 13:30 ndërkohë në po të njëjtin orar Skënderbeu udhëton në Laci. Dy skuadrat duan ti largohen sa me shpejt fundit të tabelës dhe për këtë do të japin maksimumin për një rezultat pozitiv.

Ndeshja tjetër e së shtunës është ajo në Niko Dovana ku Teuta pret Dinamon ndërsa java mbyllet me derbin e kryeqytetit Tirana -Partizani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos