Morattit nuk i del e keqja: Pa Calciopoli do të kishim 25 tituj kampion

Nga A2 CNN
23 Prill 2024, 13:08 | Futboll

Morattit nuk i del e keqja: Pa Calciopoli do të kishim 25 tituj kampion

58 vjet pas yllit të parë të fituar, Inter arriti të qëndiste në fanellë edhe yllin e dytë, pas derbit të fituar ndaj Milanit.

Mes atyre që festojnë këtë sukses të madh nuk mund të mungonte Massimo Moratti, presidenti më i suksesshëm në historinë e Interit me 17 trofe, përfshirë 5 kampionate dhe një Champions League.

Moratti iu përgjigj të gjithë atyre që thonë se Inter ka 19 kampionate në fushë dhe jo 20, pasi një titull iu akordua pas dënimit të Juventusit për skandalin “Calciopoli” në vitin 2006.

“Po mos të kishin ndodhur ato gjërë që dimë, do të kishim tashmë 25 tituj. Ylli i parë erdhi në një kohë të fitoreve të mëdha, ngritja e trofeve ishte një zakon, por ka cikle dhe fitimi i dhjetë kampionateve nuk është i lehtë. Nëse nuk do të kishte qenë për Juventusin, ne do të kishim arritur të fitonim më herët yllin e dytë”, tha Moratti për “La Gazzetta dello Sport”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos