Nations League, sulmuesi shqiptar ndëshkon Spanjën

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2024, 08:27 | Futboll

Nations League, sulmuesi shqiptar ndëshkon Spanjën

U luajtën mbrëmjen e së hënës 9 duele të Ligës së Kombëve, ku spikasin triumfet e Spanjës dhe Skocisë në Ligën A si dhe Rumanisë në Ligën C.

Vlen të theksohet fakti se rrugën e rrjetës e gjeti edhe sulmuesi me origjinë shqiptare, Andi Zeqiri, i cili është pjesë e Zvicrës. Ai u fut nga stoli dhe tundi rrjetën në duelin ndaj Spanjës, që u fitua nga iberikët me rezultatin 3-2.  

Ndërkohë, Kroacia dhe Portugalia ndanë nga një pikë (1-1).

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos