“Ndeshje poshtë tavolinës ka edhe në Serinë A e La Liga, jo më në Shqipëri”, kapiteni Zguro: Prisni Pogradec të frikshëm në Superiore

Nga A2 CNN
6 Prill 2026, 18:39 | Futboll

Kapiteni i Pogradecit, Vangjel Zguro, është optimist dhe beson se liqenorët do të sigurojnë një biletë për ngjitjen në elitë, kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga fundi i kampionatit. Në një lidhje live për emisionin “Mega Sport” me Altin Sulçen në A2CNN, Zguro pohoi se ndeshje poshtë tavolinës ka edhe në Serinë A dhe La Liga, ndërkohë që premtoi një Pogradec të frikshëm, nëse ngjiten në Superiore.

“Me shpirt unë them se Pogradeci futet në Superiore, por fusha do e tregojë, ka edhe 4 ndeshje, në qoftë se i fitojmë të katërta jemi automatikisht në elitë.

Ndeshja më e vështirë është Laçi-Pogradeci në Laç. Se çfarë bën Laçi është puna e Laçit, unë kam hallin tim. Futboll është, do të shkojmë do ta provojmë. Për Shensoin kam respekt, se e kam pasur ish-trajner. Ne shkojmë për 3 pikë, kam besim që do t’ia dalim. Edhe Laçi do ta ketë të vështirë kundër nesh.

Të treja ekipet kanë bërë një superkampionat, nuk duhet hequr merita e Laçit dhe Skënderbeut. Ekipi jonë është përpara Laçit dhe Skënderbeut, mendoj që e meriton pak më shumë, se 2 ekipet e tjera. Kemi barazuar në Laç, kemi fituar brenda. Me Skënderbeun, na mundën në Pogradec, i mundëm në Korçë, kemi edhe një ndeshje tjetër në Pogradec.

Nuk e di sa e kanë buxhetin Laçi dhe Skënderbeu, por duke qenë ish-kapiten i Skënderbeut dhe duke e ditur pak a shumë, mendoj se ne jemi ekipi me buxhetin më të lartë në këtë kategori dhe presidenti jonë po bën çmos për ta ngjitur ekipin në Superiore. Të gjithë se bashku kemi për t’ia shpërblyer këtë sakrificë për qytetin tonë.

Është më e lehtë të fitosh te fusha e Laçit se te ekipi i Kategorisë Superiore (nëpërmjet play off-it). Laçi do e ketë vështirësinë, sepse i ka lojtarët më të rinj se ne.

Tek ndeshje është, hoqi Bosnja Italinë, ju thoni Pogradeci Laçin. Ne do të shkojmë do e provojmë, fusha do e tregojë.

Ne javën e Kombëtares, Elbasani luan me Skënderbeun del barazim, ne luajmë me Strugën dalim barazim. Niveli i futbollit shqiptar është o me 5 o pa 5, thjesht duhet të jesh i përqendruar, një episod e ndan ndeshjen. 3 ekipet e kreut të Kategorisë së Parë, janë në një nivel me ekipet e Superiores.

Në qoftë se Pogradeci do të futet në Superligë, do të jetë një Pogradec shumë i frikshëm. Ta ngjisim njëherë, në qoftë se ngjitemi, nuk do të jemi kalimtarë, do të jemi surpizë e bukur. Keni për ta parë se çfarë do të ndodh me ekipin.

Unë kam qenë 17-vjeç kur Pogradeci ka qenë në Superiore, kam qenë pjesë e ekipit, nuk kam qenë titullar asokohe, di të them që mezi po e presin. Falë presidentit që ka investuar fuqishëm, është kthyer interesi i tifozëve. Shpresoj shumë ta realizojmë ëndrrën.

Ka ndeshje poshtë tavoline në Kategorinë e Parë? Poshtë tavolinë mund të ketë edhe në Serinë A dhe në La Liga, jo më në Shqipëri. Unë nuk jam poshtë tavolinave, unë jam në fushë, sill lojtarin më të mirë në Shqipëri”, deklaroi Zguro.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos