Përse humbi Shqipëria kundër Polonisë? Kjo ishte tema e ngritur në emisionin Mega Sport me Altin Sulçen që transmetohet në A2 CNN, ndërsa në një lidhje telefonike, legjenda Kreshnik Çipi ka dalë kundër rrymës.
“Po i bie shkurt fare, për atë që është Shqipëria në futboll sot, duhet të jemi të lumtur me kaq. Kam dëgjuar që po kritikohet Silvinjo, por me këta lojtarë që ka Kombëtarja, kemi bërë një arritje të madhe, ma besoni.
A doni të bëjmë një krahasim me Kosovën? Sa orë pune kanë lojtarët e Shqipërisë dhe sa kanë lojtarët tanë te Kosova? Hiq Gjimshitin dhe Ismajlin, të tjerët gjenden në stol dhe kanë pak minuta në ekipet e tyre.
Në tërësi, Silvinjo e ndërtoi mirë lojën kundër Polonisë. Tani diskutojnë jo Mehmeti, jo Hoxha, po ju e thatë vetë, Jasir Asani erdhi nga hiçi dhe çoi Shqipërinë në Europian, ja pra, nuk shkohet me emra lojtarësh dhe me ekipe.
Me këtë kontigjent që ka, nuk mund të bëj më shumë se kaq, për këtë jam i sigurt. Të thashë, bëjmë një krahasim vetëm me Kosovën. Muriqi në sulmin e Kosovës është në vendin e dytë në La Liga për gola të shënuara, mungesën e Rrahmanit po e vuan edhe Napoli, imagjinoni se çfarë niveli.
Ky është brumi ynë, deri këtu mund të shkojmë me këta lojtarë, madje edhe kaq kemi arritur shumë. Unë këtë mendoj, mendoj se kjo Poloni, nuk e kisha parë ndonjëherë kaq dobët, sidomos mbrojtja, ishte skandaloze. Po mund të kishim fituar edhe me Poloninë nëse do ishim me fat apo do bënim ndonjë lëvizje tjetër, por me Suedinë në finale nuk do të kishim asnjë shans”, tha Çipi. (A2 Televizion)