Sot Napoli përballë Milanit, beteja për vendin e dytë në Serinë A

Nga Dea Kozma
6 Prill 2026, 14:02 | Futboll

Sot Napoli përballë Milanit, beteja për vendin e dytë

Napoli-Milan mbetet një nga ndeshjet që garanton gjithmonë spektakël në Serie A, e aq më tepër kur fitorja për secilën skuadër është një detyrim.

Në prag të një sfide që mund të ndryshojë fatin e kampionatit, vendi i dytë, presion ndaj Interit, dilemat e sulmit dhe mungesat, të gjitha rrjedhin drejt një ndeshjeje që mund të përcaktojë ambiciet e sezonit të ardhshëm.

Tek Milani kanë pritshmeri, fitorja në "Maradona" do të ishte një sinjal pozitiv se kuqezinjtë janë gati të rikthehen dhe përballë ekipeve të mëdha tregojnë një tjetër fytyrë.

Në anën tjetër, rikthimi i Rafael Leaos tek Milani është një lajm i rëndësishëm për skuadrën, pavarësisht se portugezi nuk pritet ta nisë titullar sot.

Ndërkaq, Santiago Gimenez është gati ndonëse mbetet një dyshim i madh nëse do ta nisë nga minuta e parë.

Fitorja është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, jo vetëm për tre pikë, por sot do të përcaktohet se cila prej tyre do të ketë avantazh psikologjik në sprintin final, apo se kush do të hyjë në sezonin e ardhshëm me ambicie të qarta për titull.

Gjithçka mbetet për t’u parë dhe shijuar sot në mbrëmje, në orën 20:45, në stadiumin “Diego Armando Maradona”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos