Në 00:00 festë me fishekzjarrë! Zbardhet axhenda kuqezi pas ndeshjes me Ishujt Faraoe

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2023, 16:51 | Futboll

Në 00:00 festë me fishekzjarrë! Zbardhet axhenda kuqezi pas

Shqipëria është kualifikuar në Euro 2024 dhe ndeshja e sotme përballë Ishujve Faraoe do të jetë një përballje me qëllim për të siguruar vendin e parë në grup. E për rrjedhojë  mbrëmja e sotme do jetë festive për 22 mijë shqiptarët në stadium.

Federata Shqiptare ka publikuar axhendën, ku parashikohet festë me fishekzjarrë në 00:00.

Gjithçka nis në orën 17:45, kur pritet të bëhet edhe futja e tifozëve në stadium. Në pushimin e pjesëve do të ketë një performancë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve, e ndërsa në fund do jetë e ftuar këngëtarja Juliana Pasha.

Tifozët do të kenë mundësi të festojnë krah futbollistëve kuqezi pasi ato do të dalin në fushë për t’i përshëndetur tifozët.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos