Negociatat për kontratën e re, Inter i ofron 8 milionë euro, Lautaro kërkon 10

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2024, 17:56 | Futboll

Negociatat për kontratën e re, Inter i ofron 8 milionë euro,

Interi po punon për rinovimin e liderit të skuadrës, Lautaro Martinez. Siç shkruhet në mediat italiane, dy palët po negociojnë për të nënshkruar marrëveshjen e re deri në vitin 2028, por për disa detaje nuk po gjehet gjuha e përbashkët.

Kontrata aktuale e argjentinasit skadon në vitin 2026. Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, Inter i ka ofruar 8 milionë euro në sezon, plus bonuse, ndërsa kapiteni kërkon 10 milionë euro si pagë fikse në sezon, gjë që e bën lojtarin më të paguar në skuadër.

Zikaltërit ende nuk janë bindur me këtë kërkesë dhe mbetet për t’u parë nëse do ta bëjnë këtë sakrificë për lojtarin. Deri më tani, Lautaro Martinez ka shënuar 22 gola dhe dhuruar 5 asist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos