Kategoria Superiore/ Sot luhet java e fundit, lufta për një vend në “Final 4” dhe mbijetesa

Nga Dea Kozma
27 Prill 2025, 11:42 | Futboll

Kategoria Superiore/ Sot luhet java e fundit, lufta për një vend

Sot do të përcaktohet bileta e fundit për “Final 4” në një ndeshje direkte mes Partizanit dhe Elbasanit.

Kryeqytetasit janë ''të dënuar'' për të fituar nëse duan ta mbyllin në katërshen e parë, ndërsa verdheblutë kanë në favor dy rezultate, barazim dhe fitore.

Në luftë gjithashtu janë dhe 4 ekipe për mbijetesë. Tirana luan derbin me Dinamon dhe një fitore mund ta çonte në “Play Out”. Bylis dhe Skënderbeu do të luajnë në një finale mbijetese, ndërsa Laçi shpreson deri në fund ndaj Vllaznisë, ndonëse aktualisht mbyll klasifiikimin.

Të gjitha takimet do të luhen këtë të diele, duke nisur prej orës 15:30. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos