
Roma u mund me shifrat 1-0 nga Cagliari në transfertë.
Kjo ishte humbja e dytë radhazi në Serinë A për verdhekuqtë, shkruan A2.
Cagliari diktoi ritmin dhe kërkoi golin më shumë që në pjesën e parë, teksa iu bë më e thjeshtë në fraksionin e dytë kur që Çelik i Romës u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrjeje si lojtar i fundit.
Ishte Gaetano ai i cili ia doli që të tundte rrjetën e Svilar, duke shënuar golin e fitores 1-0 që largon sardët nga zona e ftohtë e renditjes dhe zbret Romën në vendin e katërt në klasifikim. (A2 Televizion)