Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikthyer përsëri në vëmendje raportet midis Kosovës dhe Serbisë. Prishtina është përfshirë në pozicione të rëndësishme në projektligjin e autorizimit të mbrojtjes kombëtare të Shteteve të Bashkuara për vitin e ardhshëm, i cili pritet të finalizohet në Kongres, shkruan A2 CNN. Në politikën amerikane për Ballkanin Perëndimor, Kosova do të ketë mbështetje drejt integrimit në NATO dhe BE, mbështetje për dialogun me Serbinë, bazuar në njohjen reciproke, dhe kundërshtim ndaj çdo ideje të ndarjes ose shkëmbimit të territoreve mbi baza etnike.
Ky draft është pjesë e strategjisë së SHBA-së për të forcuar stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin demokratik në rajon. Drafti i Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të Shteteve të Bashkuara për vitin 2026, i cili është duke u finalizuar në Kongres, përfshin pozicione të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin.
Pas miratimit nga Dhoma e Përfaqësuesve, ligji pritet t'i dërgohet presidentit të SHBA-së për miratim. Teksti i projektligjit, i cili është 3 faqe dhe është publikuar tashmë, përfshin dispozita që lidhen me sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, nga pajisjet ushtarake dhe prokurimi i tyre, te pagat e ushtarëve, te strategjitë e mbrojtjes dhe buxheti i mbrojtjes, duke përfshirë një seksion që kodifikon politikën amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës në ligj.
Ligji i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare përfshin mbështetje për Kosovën dhe vendet e rajonit në rrugën drejt integrimit në NATO dhe BE. Shtetet e Bashkuara do të mbështesin dialogun Kosovë-Serbi, bazuar në njohjen reciproke, dhe do të kundërshtojnë çdo ide të ndarjes ose shkëmbimit të territoreve mbi baza etnike. Sipas dokumentit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nxisin përparimin në zbatimin e marrëveshjes dhe janë të gatshme të nisin dialog strategjik dhe iniciativa ekonomike në rajon. Ky draft është pjesë e strategjisë së SHBA-së për të forcuar stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin demokratik në rajon, raporton televizioni publik. (A2 Televizion)