
Lazio merr hak ndaj Milanit pas humbjes së pësuar në kampionat dhe kalon në çerekfinalet e Kupës së Italisë, duke mposhtur kuqezinjtë në “Olimpico” me rezultatin 1-0 falë golit të Zaccagnit.
Skuadra e Massimiliano Allegrit nuk iu afrua portës në pjesën e parë, ndërsa ajo e kryeqytetit krijon që në pjesën e parë një rast të artë për gol, shkruan A2.
Në pjesën e dytë, Leao gabon para portës në minutën e 71-të, pas një topi të shkëlqyer të hedhur nga Jashari dhe një pasimi nga e majta i Estupinan.
Por, në minutën e 81, Tavares ekzekuton një goditje këndi perfekte dhe Zaccagni, me një kthesë me kokë mposht Maignan për 1-0, rezultat që vendos ndeshjen.
Lazio do të përballet me Bolonjën në çerekfinalen e Kupës së Italisë. (A2 Televizion)