
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka marrë masa të ashpra pas ngjarjeve të dhunshme të raportuara para ndeshjes Iliria-Skënderbeu në Fushë-Krujë. Vendimi më i rëndësishëm është detyrimi i ekipit të Ilirisë që të luajë ndeshjet e saj në shtëpi të paktën 50 kilometra larg Fushë-Krujës për pjesën e mbetur të sezonit.
Po ashtu, është vendosur që ndeshja e shtyrë Iliria–Skënderbeu të zhvillohet më 17 dhjetor në stadiumin “Elbasan Arena”.
Komisioni ka marrë masa disiplinore edhe ndaj futbollistëve të përfshirë. Adolf Selmani, Brajan Selmani dhe Bruno Arrabal janë pezulluar nga aktiviteti për katër ndeshje secili.
FSHF e ka cilësuar dhunën e ndodhur si të papranueshme dhe thekson se masat synojnë të garantojnë sigurinë dhe mbarëvajtjen e garës për ndeshjet e ardhshme. (A2 Televizion)