Ylber Ramadani i shënon supergol portierit serb

Nga A2 CNN
19 Maj 2025, 08:24 | Futboll

Ylber Ramadani i shënon supergol portierit serb

Ylber Ramadani ishte heroi i Lecces në fitoren 1-0 ndaj Torinos.

Mesfushori shqiptar shënoi golin e fitores në javën e parafundit të Serisë A, me një predhë nga distanca, shkruan A2.

Ramadani u aktivizua në fundin e pjesës së parë, duke zënë vendin e të dëmtuarit Pierret, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Ramadani shënoi një supergol, duke shtangur portierin serb Milinkovic-Savic. 

Në momentin e festimit të golit, Ramadani u kap nga kamera duke shpërthyer në lot.

Ramadani këtë sezon e kishte humbur besimin e trajnerit Giampaolo dhe ky ishte goli i parë i tij në këtë kampionat. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos