Napoli ndalet nga Parma, Inter nuk shfrytëzon rastin. Titulli i Serisë A vendoset javën e fundit

Nga A2 CNN
19 Maj 2025, 08:31 | Futboll

Napoli ndalet nga Parma, Inter nuk shfrytëzon rastin. Titulli i Serisë

Interi humbi rastin më të mirë për të kaluar në renditje Napolin në javën e parafundit të Serisë A. Zikaltërit nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 ndaj Lazios në shtëpi, duke hedhur një shans të artë për titullin kampion.

Inter kaloi në avantazh me Bisseck në fundin e pjesës së parë, shkruan A2. Pedro barazoi për Lazion, përpara se Dumfries të kalonte sërish në avantazh vendasit. Kur dukej se Interi mori 3 pikët që do e çonin në kryesim, Pedro barazoi sërish, kësaj radhe me 11-metërsh.

Në barazim 0-0 u mbyll edhe dueli mes Parmës dhe Napolit, duke bërë që diferenca mes skuadrës së Antonio Contes dhe zikaltërve të Inzaghit të mbetet në vetëm 1 pikë. 

Skuadra fituese do të përcaktohet në javën e fundit, ku Napoli pret Cagliarin në shtëpi, ndërsa Interi luan në transfertë ndaj Comos.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos