Conference League, Drita merr fitoren e parë në fazën e ligës

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2025, 08:26 | Futboll

Conference League, Drita merr fitoren e parë në fazën e

Drita më në fund ka siguruar fitoren e parë të saj në fazën në Conference League, teksa ka mundur në transfertë 1-0 ekipin e Shelbourne, në Irlandë.

Kampionët e Kosovës kanë zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, teksa kanë shfrytëzuar edhe faktin se vendasit mbetën me 10 lojtarë pas pak minutash lojë, shkruan A2.

Goli i fitores erdhi në pjesën e dytë, kur një gjuajtje e Ajzerajt u devijua në rrjetë.

Më pas, Drita u mbrojt me shumë kujdes dhe mori tre pikë të arta që e afrojnë me një kualifikim që do ishte historik.

Kampionia e Kosovës renditet në vendin e 13 me 5 pikë, pas 3 ndeshjeve të para të fazës së ligës në Conference League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos