
Klubi italian i Genoas ka njoftuar zyrtarisht se Daniele De Rossi është trajneri i ri. Ish-kapiteni legjendar i Romës do të marrë drejtimin e ekipit pas shkarkimit të Patrick Vieiras, me qëllimin për të rikthyer stabilitetin dhe për të siguruar mbijetesën në Serie A.
De Rossi ka nënshkruar një kontratë 8-mujore, që skadon në qershor të vitit të ardhshëm, me një opsion rinovimi automatik në rast se Genoa arrin të sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit italian.
Ironikisht, aventura e tij e re nis në të njëjtin vend ku përfundoi e mëparshmja: në stadiumin “Luigi Ferraris”. Ndeshja e fundit e De Rossit si trajner i Romës ishte pikërisht ndaj Genoas, e mbyllur me rezultatin 1-1, ku ai u ndëshkua me karton të kuq.
Pavarësisht mungesës në stol, De Rossi pritet të sjellë frymë të re në ambientin kuqeblu, me shpresën se do ta udhëheqë Genoan drejt një fundsezoni të qetë dhe një Serie A-je të sigurt edhe për vitin e ardhshëm. (A2 Televizion)
