“Kundërshtar i Listës Serbe”, Sveçla: Serbit të rrëmbyer po i mohohet mbrojtja

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2025, 18:29 | Kronikë

“Kundërshtar i Listës Serbe”, Sveçla: Serbit

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka inspektuar zonën kufitare me Serbinë në Leposaviç ku dyshohet se hynë forcat serbe dhe rrëmbyen shtetasin Milan Vukashinoviq.

Sipas Sveçlës, Serbia tregoi edhe njëherë se është një shtet agresor dhe antidemokratik pasi personit të rrëmbyer po i mohohet mbrojtja ligjore.

“Në bazë të informatave dhe dëshmive të siguruara nga autoritetet tona, tashmë është e ditur se duke u shkelur sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës z. Vukashinoviq është rrëmbyer nga strukturat e Serbisë si kundërshtar i Listës Serbe. I njëjti pas plagëve të marra po trajtohet në spitalin e Nishit në Serbi.

Serbia po dëshmohet çdo ditë e më shumë jo vetëm si shtet agresor ndaj fqinjëve të saj, por edhe në thelb si shtet antidemokratik, pasi që z. Vukashinoviq ende po i mohohet mbrojtja ligjore e cila edhe në vendet më diktatoriale garantohet me ligj.

Institucionet tona po vazhdojnë me hetime intensive në zbulimin e të gjithë rastit dhe aktorëve të përfshirë në të dhe në momentin e parë do të sillen para përgjegjësisë, si dhe do të merren masa për të i’u kundërvënë sjelljeve kriminale e destruktive të Serbisë në raport me Republikën e Kosovës”, shkruan Sveçla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos