Një javë nga nisja. Superiorja ngre siparin, sezoni i ri nis me emocione

Nga Dea Kozma
15 Gusht 2026, 14:26 | Futboll

Pas javësh pritjeje, merkatoje dhe përgatitjesh, futbolli shqiptar është gati të rikthehet në fushë.

Sezoni i ri i Kategorisë Superiore do të nisë të premten, më 21 gusht, me një mbrëmje festive në Shkodër.

Në orën 21:00, Vllaznia do të presë Skënderbeun në “Loro Boriçi'', në një sfidë që do të shënojë edhe ceremoninë e hapjes së kampionatit. Një tjetër sezon, një tjetër histori për t’u shkruar dhe 10 skuadra që nisin rrugëtimin me ambicie të ndryshme, shkruan A2.

Të shtunën, gara vijon me dy përballje të tjera që rezervojnë spektakël. Laçi-Elbasani dhe Partizani-Teuta do të zbresin në fushë në orën 16:00, një orar që në fundin e gushtit premton një sfidë jo vetëm me kundërshtarin, por edhe me temperaturat e larta.

Të dielën vjen radha e dy dueleve të fundit të javës së parë. Për shkak tyë angazhimit të tyre në Europë, Dinamo dhe Egnatia do ta luajnë të dielën ndeshjet e tyre.

Dinamo sfidon Vorën në orën 18:30, ndërsa sipari i javës së parë do të ulet në orën 21:00, me një përballje që premton spektakël dhe emocione Egnatia-Tirana në stadiumin e Rrogozhinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos