Aksident në Sarandë, makina merr para kazanët e mbeturinave dhe pemët

Nga Edi Ruçi
15 Gusht 2026, 12:19 | Kronikë

Aksident në Sarandë, makina merr para kazanët e mbeturinave dhe

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në hyrje të rrugës “Onhezmi”.

Shoferi ka humbur kontrollin e automjetit, duke u përplasur fillimisht me kazanët e mbeturinave që ndodheshin në anë të rrugës dhe më pas me dy pemë, shkruan A2.

Përplasja ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në automjet, si dhe në pemët përgjatë trotuarit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar dhe nga aksidenti nuk janë dëmtuar automjete të tjera.

Pas ngjarjes, në zonë kanë ndërhyrë punonjësit e shërbimeve, të cilët kanë prerë dhe larguar dy pemët e dëmtuara nga përplasja, me qëllim shmangien e rrezikut për kalimtarët dhe garantimin e vijimit të sigurt të qarkullimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos