Ferran Torres është zyrtarisht lojtari më i ri i Paris Saint-Germain. Kampionët e Europës e kanë prezantuar si përforcimin e bujshëm të kësaj merkato ndërsa kanë shpenzuar 50 milionë euro për ta bërë pjesë të skuadrës.
Torres ka firmosur kontratë deri në vitin 2031 dhe në Paris do të mbajë fanellën me numrin 9, shkruan A2.
Transferimi vjen vetëm pak javë pasi 26-vjeçari u shndërrua në heroin e Spanjës në Botërorin 2026. Ai shënoi golin e vetëm të finales kundër Argjentinës në kohën shtesë, duke i dhënë Spanjës titullin e dytë botëror.
Në Paris, Torres do të ritakohet me teknikun Luis Enrique, trajnerin që i dha debutimin me kombëtaren spanjolle në vitin 2020. Sulmuesi vjen pas një sezoni të rëndësishëm me Barcelonën, ku shënoi 21 gola dhe dhuroi 3 asist në 49 ndeshje.
Me fanellën katalanase ai fitoi 3 tituj të La Ligës, 1 Copa del Rey dhe 2 Superkupa të Spanjës. Tani sfida e radhës është në Paris, ku PSG synon të vazhdojë dominimin europian me një tjetër kampion bote në skuadër. (A2 Televizion)