PSG, përsëri mbi të gjithë! Superkupa e Europës shkon në Paris

Nga A2 CNN
13 Gusht 2026, 15:47 | Futboll

Paris Saint Germain fiton Superkupën e Europës. Francezët mundën 2-1 Aston Villan dhe mbrojtën trofeun e një viti më parë. Një tjetër natë e artë për teknikun Luis Enrike që e nis sezonin me një trofe vitrinë. 

PSG është kampione e Superkupës së Europës. Francezët e nisin sezonin e ri me një tjetër trofe. Kampionët e Europës mposhtën 2-1 Aston Villën në finalen e Superkupës së Europës, të zhvilluar në Salzburg, duke e mbrojtur me sukses trofeun e fituar një vit më parë.

Parisienët gjetën avantazhin në minutën e 20-të. Khvicha Kvaratskheliau fut në zonë dhe me një goditje të fuqishme i dha epërsinë PSG-së, shkruan A2.

Aston Villa reagoi në fundin e pjesës së parë. Brian Maxho, talenti i ri 17 vjecar i skuadrës angleze, riktheu baraspeshën në 1-1 dhe hapi llogaritë.

Në pjesën e dytë, PSG shtoi presionin dhe në minutën e 61-të erdhi momenti vendimtar. Desire Doue u shfaq përballë portierit të Aston Villës dhe nuk gaboi, duke shënuar golin e 2-1.

Aston Villa provoi deri në fund të gjente barazimin, por PSG rezistoi mirë  dhe ngriti sërish lart trofeun. Një tjetër natë e artë për skuadrën e Luis Enrique, që konfirmon dominimin europian dhe nis sezonin me një tjetër trofe në vitrinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos