Olimpiakos kërkon historinë, Fiorentina në finalen e dytë radhazi të Conference League

Nga Dea Kozma
29 Maj 2024, 09:53 | Futboll

Olimpiakos kërkon historinë, Fiorentina në finalen e dytë

Sot në mbrëmje, e gjithë vëmendja është në Athinë, aty ku do të luhet finalja e trofeut të vogël të Europës, Conference League.

Olimpiakosi përballet me Fiorentinën në orën 21:00 në stadiumin  “Agia Sophia''. Italianët nuk duan të gabojnë për vitin e dytë radhazi në një finale pasi vjollcët edhe një sezon më parë u mundën 2-1 nga Uest Ham, në finalen e  Conference League.

Megjithatë, historia këtë herë mund të jetë ndryshe. Fiorentina që në fillim ishte projektuar si favorite në këtë kompeticion dhe shkon në finalen e saj të gjashtë të UEFA-s dhe për më tepër me një seri rekord prej 13 ndeshjesh të pamposhtur në Europë.

Nga ana tjetër, për Olimpiakosin me goleadorin e saj El Kaabi do të provojë të bëjë surprizën në impiantin e rivalëve të përjetshëm të AEK-ut të Athinës.

Në rast të një suksesi, Olimpiakosi mund të bëhet klubi i parë grek në histori që fiton një trofe europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos