"Unë në Itali? Do të shkoja për Milanin”, Mbappe i befason të gjithë

Nga A2 CNN
28 Maj 2024, 21:50 | Futboll

"Unë në Itali? Do të shkoja për Milanin”, Mbappe

Kylian Mbappé i dërgon mesazhe dashurie Milanit, atëherë kur të gjithë presin që ai të zbarkojë në Madrid, për të veshur fanellën e “Los Blancos”.

Kampioni francez, i cili kurrë nuk e ka fshehur pasionin e tij për ngjyrat kuqezi, foli për të ardhmen e tij, duke mos përjashtuar një kalim në Serinë A.

"Futbolli italian? Asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Gjithmonë kam thënë që nëse një ditë shkoj në Itali, do të shkoj në Milano. Si fëmijë kam qenë një tifoz i madh i Milanit dhe gjithmonë kam parë Serinë A, çdo ndeshje të AC Milan”, tha për Sky ish-lojtari i PSG-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos