Orges Shehi fiton gjyqin me Tiranën, gati për ekipin e ri

Nga Erald Kodhelaj
14 Dhjetor 2023, 16:15 | Futboll

Orges Shehi fiton gjyqin me Tiranën, gati për ekipin e ri

Orges Shehi është i lirë nga detyrimet kontraktuale me Tiranën, Pasi klubi njoftoi largimin nga stoli, duke e cilësuar pezullim. Lëvizja e bardhebluve u bë për të parandaluar emërimin e trajnerit te Partizani.

Çështja kaloi në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve, aty ku ish-portieri i Kombëtares fitoi të drejtën pas prishjes së njëanshme të kontratës.

Me këtë vendim, Tirana duhet ti paguajë detyrimet e prapambetura, si edhe pagën deri në tetor të vitit 2023.

Pasi doli i lirë në treg, tashmë Shehi mund të zgjedhë të ardhmen. Partizani është pista kryesore që trajneri të vazhdojë karrierën, teksa interesim ka pasur edhe nga Shkëndija e Tetovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos