Ashtu siç ishte paralajmëruar prej disa ditësh, tekniku durrsak Orges Shehi do të jetë trajneri i ri i Partizanit.
Të kuqtë e kryeqytetit e kanë zyrtarizuar Shehin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku bëhet me dije se nesër në orën 11:00 në ambjentet e "Arena e Demave", do të bëhet edhe prezantimi i tij nga klubi.
Pasi fitoi gjyqin me Tiranën, tekniku më i mirë për vitin 2023 do të prezantohet te rivalët më të mëdhenj të bardhebluve.
Ai do të marrë postin që deri më tani u mbajt nga drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj, për të vijuar rrugëtimin me objektivin sezonal që mbetet titulli kampion. (A2 Televizion)