Leonardo Bonucci është gati të rikthehet në Itali dhe të mbyllë aty karrierën si futbollist. Aventura e tij me Unionin e Berlinit nuk i arriti pritshmëritë dhe për këtë arsye mbrojtësi po mendon seriozisht një rikthim në Serie A para se të varë këpucët në gozhdë.
Mediat raportojnë se Bonucci ka një akord me Romën, ndërsa kryeqytetasit do të paguajnë 1 milion euro për 6 muaj që ai do të luajë me ekipin verdhekuq.
Një transferim i tillë mund t’i hapë rrugë dhe një ftese të kombëtares italiane në Euro 2024, për herë të fundit përpara mbylljes së karrierës.
Ndeshja e parë për italianët do të jetë përballë Shqipërisë në Dortmund. (A2 Televizion)