Pak ditë nga transferimi, Gripshi shënon golin e parë me Astanan

Nga Dea Kozma
20 Korrik 2024, 14:18 | Futboll

Pak ditë nga transferimi, Gripshi shënon golin e parë me Astanan

Vetëm pak ditë nga transferimi i tij në Kazakistan, Nazmi Gripshi realizoi golin e parë me fanellën e Astanës. Futbollisti ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e Kupës së Ligës, që skuadra Kazake fitoi me rezultatin 4-2 përballë Shakhter Karagandi.

27-vjeçari la gjurmën e tij kur rezultati ishte i barabartë 2-2 dhe me golin e tij  i dha siguri skuadrës për tu kualifikuar më tej.

Një fillim i mbarë për Gripshin që u transferua në Kazakistan disa ditë më parë dhe duket se është përshtatur mjaft mirë me ekipin.

Sa i përket tre golave të tjera, i shënoi një tjetër emër i njohur për futbollin shqiptar si Xhefri Çinedu, që në të kaluarën ka qenë pjesë e Besës dhe e Skënderbeut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos