Ish-mesfushori i Interit, Jan M’Vila, ka ndarë përvojat e tij të vështira me depresionin në një intervistë për median franceze “Ouest-France”.
Ai ka zbuluar se, pavarësisht fitimeve të mëdha prej 500 mijë eurosh neto në muaj, paratë nuk i sollën lumturi, shkruan A2.
“Kam vuajtur nga depresioni. Në atë kohë, fitova 500 mijë euro neto në muaj, por ndihesha në dëshpërim në dhomën time. Paratë nuk më ndihmuan, madje përballja me atë situatë ishte e vështirë. Merrja pilula dhe më pas, në mbrëmje, doktori më bëri një injeksion për të qetësuar gjendjen time dhe për të më ndihmuar të flija, ndërkohë që luaja për St. Etienne,” tha M’Vila.
Sipas tij, duket se momentet e vështira janë lënë pas, pasi aktualisht është pjesë e skuadrës së Caen në Ligën 2 franceze. (A2 Televizion)