Klubi i Partizanit reagoi për ngjarjet e dhunës të regjistruara në Laç, në sfidën e javës së pestë.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, të shoqëruar edhe me video, të kuqtë dënuan ashpër incidentet e ndodhura, shkruan A2 CNN.
“Ndonëse Partizani kishte udhëtuar në Laç, për të luajtur vetëm një ndeshje futbolli, është gjendur në mes të një situate aspak normale, që nuk ka lidhje fare me futbollin apo më keq akoma me rregullat ‘Fair Play’. Dhuna verbale u shoqëruar me një dhunë fizike duke u goditur jo vetëm zyrtarët e klubit tonë, por edhe futbollistët që kishin zbritur në fushë të ushtronin profesionin e vet”, shkruhej në njoftim.
Partizani kërkoi nga federata reagim të fortë dhe veprim, si edhe nga organet e policisë së shtetit që të identifikojnë dhunuesit që vijnë nga tribuna VIP dhe ti dërgojë para drejtësisë. (A2 Televizion)