Tirana dhe Elbasani, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5 të kampionatit, kanë ndarë nga një pikë pas barazimit 1-1.
Bardheblutë kaluan në avantazh me anë të Kolës, në minutën e 22, pas një goditje këndi, shkruan A2.
Kundërpërgjigja e Elbasanit nuk vonoi, me Ze Gomes që barazoi shifrat vetëm 2 minuta më vonë.
Në pjesën e dytë rastet nuk munguan, madje Elbasani humbi edhe 11-metërsh në minutën e fundit shtesë, me Selmanin që priti ekzekutimin e Mustës.
Me këtë barazim, Tirana mbetet në vendin e shtatë, me 5 pikë në 5 ndeshje. Ndërsa Elbasani me 8 pikë të grumbulluara shkon në vendin e 3, me 2 pikë më pak se Vllaznia kryesuese dhe Egnatia. (A2 Televizion)